Pogradec/ Kishin dalë me varkë për të peshkuar, policia shpëton 2 persona nga mbytja në liqen për shkak të motit të keq

Policia Kufitare ka ndërhyrë për të shpëtuar dy shtetas që rrezikoheshin të mbyteshin në liqen, për shkak të motit të keq.

Shërbimet e Policisë reaguan me shpejtësi dhe profesionalizëm, duke bërë të mundur lokalizimin dhe kthimin e sigurt në breg të dy shtetasve, babë e bir, që kishin dalë për peshkim në liqen.

Në sallën operative të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë kishte mbërritur një telefonatë për ndihmë nga dy shtetas, të cilët kishin dalë me varkën e tyre për peshkim dhe, për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike, nuk po mundeshin të ktheheshin në breg.

Menjëherë u angazhuan shërbimet e Policisë Kufitare, të cilat, me mjetin lundrues “Skaf”, lokalizuan varkën rreth 1.5 milje larg bregut dhe bënë të mundur kthimin e sigurt të dy shtetasve në mol. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Qytetarët (babë e bir) falënderuan shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.

Policia Kufitare mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, dhe fton këdo që ndodhet në nevojë të telefonojë në numrin pa pagesë 112.

()

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×