Rinumërimi për Qarkun e Tiranës/ PS i kërkon KAS-it: Të llogariten vota të vlefshme edhe kur shenja dalluese është jashtë kuadratit

Teksa po rinumërohen votat për Qarkun e Tiranës, Partia Socialiste i është drejtuar me një kërkesë KAS mbi votat që po konsiderohen të pavlefshme.

PS kërkon që edhe në rastet kur shenja e votimi x ose + është vendosur jashtë kuadratit në rastin e votës për kandidatët, por është bërë në mënyrë të tillë që e tregon qartë vullnetin e zgjedhësit, të llogaritet si votë e vlefshme.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Subjekti zgjedhor Partia Socialiste e Shqipërisë ka ardhur në dijeni të vendimmarrjes tuaj gjatë procesit të rivlerësimit të votave për zonën zgjedhore qarku Tiranë, nga ku rezulton se fletët e votimit në të cilat shenja dalluese që shpreh vullnetin e zgjedhësit nuk është vendosur brenda kutisë, janë vlerësuar si të pavlefshme nga ana juaj, në kundërshtim me praktikën zgjedhore ndër vite, si dhe kuadrin ligjor.

Referuar vendimit nr. 30, datë 25.04.2025, të Komisionit Rregullator për ‘Udhëzuesin punës për Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor dhe Grupet e Numërimit të Votave për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, në rastin kur shenja e zgjedhësit në fletën e votimit nuk ndodhet brenda kutisë që i korrespondon kandidatit përkatës të listës shumemërore, por shenja është bërë në mënyrë të tillë që e tregon qartë vullnetin e zgjedhësit, fleta e votimit konsiderohet e vlefshme.

Sa më sipër, duke qenë se vlerësimi i fletëve të votimit me shënimin si më lart si të pavlefshme, ndikon në numrin e votave të kandidatëve të listës preferenciale të subjektit zgjedhor Partia Socialiste, duke sjellë si pasojë ndryshimin e tyre në tabelën përmbledhëse, siç na ka rezultuar deri në këtë fazë, kërkojmë nga ju respektimin e kuadrit normativ rregullator dhe të praktikës të zbatuar deri më tani gjatë procesit të numërimit dhe vlerësimit të votave”, shkruhet në kërkesën e PS.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×