Sot seanca e radhës/ Ilir Meta kërkon lirinë në GJKKO, Presidenti i PL-së do përfaqësohet nga avokati

Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) zhvillohet seanca gjyqësore për kërkesën e Ilir Metës, i cili kërkon ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në një masë më të butë.

Ndërkohë në një sqarim, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, thotë se në seancën e sotme gjyqësore Meta nuk do të marrë pjesë personalisht, por do të përfaqësohet nga avokati i tij, Kujtim Cakrani.

Meta ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit 2024, ndërsa mbrojtja e tij argumenton se janë shkelur afatet procedurale, pasi sipas tyre  SPAK nuk ka paraqitur njoftimet periodike dy mujore, të parashikuara nga ligji për vazhdimin e masës së sigurisë.

Avokatët kërkojnë që kjo situatë të konsiderohet si shkak për zëvendësimin e masës me një formë më të lehtë sigurimi, siç mund të jetë “arresti shtëpiak” apo “detyrimi për paraqitje”.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×