“Te Ferrari vendosin shumë”, ish-kampioni Rosberg kritikon skuderinë italiane: Luis nuk di çfarë të bëjë

I ardhur me pritshmëri shumë të larta, si një prej transferimeve më të bujshme në historinë e Formulës 1, Luis Hamilton po vuan në përshtatjen e tij me Ferrarin. Me përjashtim të disa momenteve të shkurtra, siç është fitorja në Sprintin e Shangait, shtatë herë kampioni i botës nuk arrin të jetë konkurrues në pistë dhe rezultatet kanë qenë zhgënjyese.

Por cili është problemi i vërtetë për mosfunksionimit e pilotit britanik te “kokëkuqja”? Sipas Niko Rosberg, gjithçka varet nga organizimi dhe komunikimi i ekipit italian. Ish-kampioni i botës e shprehu këtë koncept, ndërsa fliste në podkastin “The F1 Show” në kanalin “Sky UK”. Gjatë fjalimit të tij, gjermani nuk kurseu kritika të ashpra ndaj Ferrarit.

ORGANIZIMI — Rosberg nuk ka dyshime: ekziston një hendek i fortë midis Ferrarit dhe ekipeve me seli operative në Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë edhe Mercedesin. Këtu fillon analiza e tij: “Kam vërejtur dinamika të ndryshme brenda Ferrarit. Mund të shihni se, në shumë sektorë, niveli i përsosmërisë nuk është i krahasueshëm me atë të ekipeve britanike. Të qenit në Itali e bën gjithçka shumë më të vështirë”, thotë Niko, i cili më pas jep një shembull:

“Te Mercedesi, sa herë që kishte një problem, Hamilton shkonte menjëherë te Volf dhe Toto merrte një vendim menjëherë. Ndërsa te Ferrari ka shumë që vendosin dhe madje edhe Luis nuk di çfarë të bëjë. Kështu që gjithçka bëhet e vështirë”. Një situatë e ndërlikuar, e cila, sipas ish-pilotit, do të kërkonte një ndryshim, ku vetë Rosberg zbulon një hipotezë befasuese.

KOMUNIKIMI — Niko del me një konsideratë vërtet të veçantë mbi të ardhmen e ekipit të Maranelos: “Nga ajo që kam dëgjuar, Ferrari po shqyrton hapjen e një dege në Mbretërinë e Bashkuar. Atje është qendra e sportit motorik”. Megjithatë, ish-piloti gjerman tregon disa dyshime: “Problemi do të ishte komunikimi i duhur. Kjo bazë do të duhej të komunikonte shkëlqyeshëm me selinë dhe ndoshta e gjithë kjo nuk do të ishte e mundur”, përfundon ish-kamponi i botës në F1.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×