E ardhmja e Thomas Muller, siç dihet, pas Kupës së Botës për Klube, do të jetë larg Bayern Munich.
Për gjermanin, e ardhmja mund të jetë MLS dhe në veçanti te Los Angeles FC, të cilët e kanë vendosur atë në shënjestër.
Steve Cherundolo, trajneri i ekipit amerikan, në një intervistë për gazetën gjermane BILD foli pikërisht për Müller.
“Thomas është perfekt për ne me personalitetin, përvojën, klasin dhe mentalitetin e tij. Kushdo që mendon se Los Angeles është thjesht një gjë e përkohshme dhe një çështje spektakli është shumë gabim. Ne duam të fitojmë tituj. Dhe Müller di si ta bëjë këtë. Ai e kupton lojën si askush tjetër” – tha Steve.