Ish-lojtari i Liverpoolit, Emile Heskey, vlerësoi në maksimum afrimin e fundit të The Reds, Florian Wirtz.
“Ai është lloji i lojtarit që Liverpool ka nevojë në këtë sistem, pasi sezonin tjetër kundërshtarët do të luajnë më tërhequr dhe do të kërkojnë të godasin në kundërsulm. Ëirtz do të ishte një përforcim fantastik sepse ai mund të marrë topin në zona të ngushta dhe të krijojë raste.
“Më kujton shumë Coutinhon, që pati shumë sukses te Liverpool dhe ishte shumë i dashur për tifozët”, ka thënë Heskey.