Aksident në aksin Fier-Levan, makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën e tensionit të lartë

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier- Levan, në vendin e quajtur “ Qafa e Koshovicës” .

Një automjet tip “ Ford” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë të tensionit të lartë ku për pasojë kanë mbetur dy të lënduar të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se shkak për humbjen e kontrollit të drejtuesit të “ Fordit” ka qënë një parakalim i gabuar i një fugoni i cili i ka prerë rrugën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po kryejnë të gjitha veprimet procedurale për tê zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×