Aksident rrugor në Sarandë, 2 automjete përplasen mes tyre. Dy drejtuesit 20-vjeçarë të plagosur transportohen në spitalin rajonal

Një aksident rrugor ka ndodhur në mesnatë në qytetin e Sarandës, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Mish-Peshkut”.

Sipas informacionit, mësohet se ngjarja ka ndodhur në orën 01:00 ku dy automjete, njëra “Audi” SQ5 me targa AB531SZ dhe automjeti tjetër  “Toyota” Yaris me targa AB956SG, u përplasën mes tyre.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve, përkatësisht Dilaver Halo dhe Rikardo Bello, të dy të moshës 20 vjeçare të cilët u transportuan menjëherë në spitalin e Sarandës ku kanë marrë ndihmën e parë dhe janë larguar.

Ndërkohë mjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme. Policia e Sarandës  ka nisur hetimet për ngjarjen.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×