Daku-Zenit, politika hyn në mes, transferimi dështoi prej lojtarëve serb

Mirlind Daku ishte fare pranë kalimit te Zenit ST Petersburg, por transferimi nuk u krye. Mediat shkruanin se dështimi kishte të bënte vetëm me aspektin ekonomik, por si duket, diçka e tillë, nuk ka qenë e vërtetë.

Trajneri i mirënjohur rus, Rinat Bilyaletdinov, i cili mbahet mend për faktin që ka udhëhequr Lokomotivën e Moskës dhe Rubin Kazan, u shpreh se ka patur arsye të karakterit politik.

“Zeniti ka një bërthamë të fortë serbe në skuadër, Drkushiç, Erakoviç, ndoshta ishte vendimi më logjik që transferimi të mos realizohej. Për fat të keq janë fakte që nuk mund të mohohen”, tha Bilyaletdinov.

Me interes të madh pritet të shihet e ardhmja e Dakut, kartoni i të cilit zotërohet nga Rubin Kazan.

(J.S/)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×