Drejtoria e Policisë Vlorë/ Iu gjet armë poshtë sediljes, arrestohet 20-vjeçari. Në Delvinë humb jetën një 73-vjeçar për shkaqe natyrore

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit:

  1. Sh., 20 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në automjetin e tij, poshtë sediljes së shoferit, është gjetur dhe sekuestruar një armë sportive.
  2. V., 58 vjeç, banues në fshatin Llakatund, Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërsa specialistët për Hetimin e Krimeve në Himarë dhe në Delvinë referuan materiale për dy ngjarje, për vlerësim, konkretisht:

më datë 20.06.2025, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga shkallët, gjatë lyerjes së mureve të banesës së tij në fshatin Borsh, shtetasi M. K., 67 vjeç, i cili si pasojë ka marrë dëmtime në kokë.

më datë 20.06.2025, ka humbur jetën, dyshohet për shkaqe natyrale, gjatë kohës që mblidhte bimë mjekësore në vendin e quajtur “Kalcun”, Delvinë, shtetasi P. D., 73 vjeç.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×