EMRAT/ Kanosën me armë zjarri një 30-vjeçar, vihen në pranga dy vëllezër. Sekuestrohen 3 pistoleta

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Tafaj”, një 30-vjeçar ishte kanosur me armë zjarri nga 3 shtetas, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Triangle”, për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit: Alfred Meta, 41 vjeç dhe Resmi Meta, 46 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi G. M., 45 vjeç (vëllezër).

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, me një 30-vjeçar, e kanë kanosur atë me armë zjarri.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesat e dy shtetasve të arrestuar, në Tufinë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×