Nga Atalanta mund të largohet Berat Gjimshiti këtë verë, por mund të zbarkojë një tjetër legjionarë kuqezi, bëhet fjalë për Kristjan Asllanin. Është e qartë që Asllani nuk bën pjesë në planët e Inter, edhe pse trajneri Chivu e ka aktivizuar si titullarë në këtë aventurë të tij në krye të ekipit zikaltër gjatë Botërorit të Klubeve. Inter ka qenë dhe mbetet në kërkim të një regjisori të ri, me drejtuesit e klubit që po shohin në treg për një tjetër zëvendësues për Calhanoglu.
Sipas Corriere dello Sport, Inter ka gjetur profilin ideal, Ederson të Atalantës. Braziliani pëlqehet shumë nga drejtuesit zikaltër, zhvilloi një super sezon, por vlera e tij e kartonin është e lartë, sipas “Transfermarkt” kushton 50 milionë euro. Kjo është një shifër që Inter nuk preferon ta investojë, për këtë arsye, për të ulur kostot, ekipi nga Milano është gati të përfshijë në negociata kartonin e Asllanit. Nuk do të ishte kundër një kalimi të tillë mesfushori kuqezi, pasi në Bergamo do të kishte më shumë hapësira.
Jo vetëm Atalanta, në horizont për Asllanin janë edhe disa klube të tjera në Serie A, mbi të gjitha Fiorentina.
()