
Pas fluturimit të saj me “Blue Origin”, Katy Perry është përballur jo vetëm me kritika online, por edhe me ftohje në marrëdhënie me Orlando Bloom.
Aktori thuhet se e ka cilësuar udhëtimin si “të turpshëm”, gjë që e ka lënduar këngëtaren.
Tensionet mes tyre janë shtuar edhe më shumë me afrimin e dasmës së Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, ku Bloom është i ftuar, por Perry jo.
Ndërkohë, këngëtarja po përballet edhe me presion profesional, pas pritjes së vakët të albumit të saj të fundit.