Për ish-kryebashkiakun e Beratit Ervin Demo, qyteti i Beratit është modeli i zhvillimit të infrastrukturës turistike, duke u shndërruar shumë shpejt në një qytet që ofron shumë mundësi punësimi për të rinjtë që përfundojnë shkollën ose të tjerë që dëshirojnë të kthehen për të investuar në vendlindje.
Duke folur në një intervistë me moderatoren Nisida Tufa në emisionin “Kjo Javë”, deputeti i PS Ervin Demo tha se vetëm në vitin 2024, qyteti i Beratit u vizitua nga 1 milionë turistë. Por sipas tij, bumi i turizmit e gjen Beratin me mungesë të krahut të punës.
“Berati sot është një qytet që ka vështirësi në gjetjen e krahut të punës në ndërtim, turizëm. Ne nuk i kishim dikur këto probleme”, shtoi ish-kryebashkiaku Ervin Demo.
Sipas tij, prej 5 vitesh, shumë persona po investojnë në bizneset në qytet.
“Sot janë mbi 130 biznese vetëm në një lagje, restorante bujtina bare dhe kjo është një shifër e jashtëzakonshme”, tha Demo.
Demo tha se jo vetëm Berati por edhe qytetet e tjera, ka dhe shumë të rinj që vendosin të studiojnë në vend dhe kjo gjë ka ndodhur edhe nga mbështetja e bashkive.
“Berati ka një trend transformues të jashtëzakonshëm, duke u kthyer për turistët si një kapsulë për rikthimin në kohë. Unë besoj se ne kemi një strategji për Beratin dhe bashkia do vazhdojë për ta çuar vendin përpara. Nuk është rastësi që Banka Botërore e vlerëson Beratin si një nga qytetet shembull ku investimet në infrastrukturën turistike sjellin efekt në ekonomi”, tha ish-kryebashkiaku Ervin Demo.
Ervin Demo: Që një qytet të zhvillohet duhet të besojë tek historia e saj dhe mund të them se shumë persona po investojnë në bizneset në qytet.
Ajo që ka ndodhur në Berat nuk është vetëm meritë e qeverisë apo e bashkisë, por unë jam më shumë krenar është fakti që një qytet të zhvillohet kërkon që banorët të besojnë tek historia e suksesit të qytetit.
Dhe këtë e shohim tek energjia e sipërmarrësve të qytetit. Nëse unë marr lagjen Goricë, në 2019 ka qenë dhe lagjia muzeale e lënë në harresë dhe aty dikur numëroheshin pak biznese.
Sot janë mbi 130 biznese vetëm në një lagje, restorante bujtina bare dhe kjo është një shifër e jashtëzakonshme dhe nuk është rastësi që BB e ka marrë Beratin si një nga qytetet shembull ku investimet në infrastrukturën turistike cfarë efekti mund të sjellin në ekonomi, dhe po jap një tregues. Aanaliza e BB tregoi se janë milon euro fitim nga mastercard shpenzimet me kartë nga turistët e huaj. Këtu nuk futen pagesat cash apo platformat e tjera.
Në Berat nuk janë zgjidhur të gjitha sfidat por ky qytet ka një trend transformues të jashtëzakonshëm. Sot mundësitë janë të pafundme, ajo që ka rëndësi është krijimi i mundësive për të rinjtë që të mos largohen, dhe të tjerë që të kthehen. Sa më shumë i zhvilluar të jetë aq më shumë kapacitete krijojhen. Berati sot është një qytet që ka vështirësi në gjetjen e krahut të punës në ndërtim, turizëm. Ne nuk i kishim dikur këto probleme.
Të rinjtë që studiojnë nga rrethet qëndrojnë në Tiranë ose largohen, por cilësia e jetesës në Berat është shumë më e mirë se në metropole.
Nga ana e ekonomisë, turizimi është rritur ndjeshëm. Unë po mundohem të them se Berati ka një trend ndryshimi shumë të madh.
Ne duhet të jemi të përgatitur edhe nga një fluksi i madh i turistëve e cila mund të rritet ndjeshëm. Unë besoj fort se në Berat dhe qytete të tjera ka shumë mundësi të tjera për qytetarët.
()