Për deputetin e PS, i sapozgjedhur në votimet e 11 majit, Ervin Demo, kontestimi i zgjedhjeve nga ana e opozitës, është një klithmë dëshpëruese, pasi zgjedhjet janë ccertifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Gjatë intervistës me moderatoren Nisida Tufa, Demo iu referua bashkëpunimit me opozitën në bashkiën e Beratit ku ata kanë qenë gjithmonë refuzues të propozimeve të bëra nga shumica në këshillin bashkiak.
“Ne shikojmë se në qarkun e Beratit, ne kemi ofruar disa propozime dhe janë refuzuar edhe nga opozita. Nuk mund të pretendosh të bësh fushatë 30 ditëve të fundit. Unë nuk e pashë askund opozitën në fushatën e 11 majit”, tha Demo i cili vlerësoi dhe rezultatin e votës së Diasporës që sipas tij është tregues i vlerësimit të punës së bërë nga PS.
“Nevojitet energji dhe strategji tek procesi i diasporës dhe puna e bërë nga të gjithë. Nuk mund të pretendosh të bësh fushatë 30 ditëve të fundit. Unë nuk e pashë askund opozitën në fushatën e 11 majit”, u shpreh ndër të tjera deputeti socialist Ervin Demo.
Ervin Demo: Përsa i takon opozitës, nuk është surprizë kontestimi i zgjedhjeve nga ana e opozitës.
Shumë përfaqësues të opozitës mund të thonë çdo gjë, por e rëndësishme është a besohet apo jo tek qytetarët. Ata janë dëshmitarë se zgjedhjet e 11 majit janë çertifikuar nga KQZ.
Unë besoj se është një klithmë dëshpërimi nga opozita.
Ne shikojmë se në qarkun e Beratit, ne kemi ofruar disa propozime dhe janë refuzuar edhe nga opozita. Unë besoj se vota e diasporës është një bonus e punës që ne kemi bërë.
Nevojitet energji dhe strategji tek procesi i diasporës dhe puna e bërë nga të gjithë. Nuk mund të pretendosh të bësh fushatë 30 ditëve të fundit. Unë nuk e pashë askund opozitën në fushatën e 11 majit.
()