Janë rinumëruar rreth 35% e kutive të Qarkut të Tiranës. Grupet e KQZ kanë përfunduar deri tani procesin për 433 kuti nga 1282 në total, teksa vijon puna për 849 të tjerat.
Partisë Demokratike i janë zbritur 219 vota, ndërsa socialistëve 190.
Vota ka humbur edhe koalicioni Nisma-Shqipëria Bëhet e PSD e Tom Doshit.
Ndërsa koalicionit Euroatlantik të Lulzim Bashës i janë rikthyer 13 vota të cilat i ishin mohuar në 11 maj.
6 vota i janë shtuar koalicionit Djathtas për Zhvillim të hequra padrejtësisht gjatë numërimit.

Rinumërimi në Qarkun e Tiranës erdhi pas vendimit të dy anëtarëve të PD në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, Ledio Braho e Elvis Cefa. Ndërsa u rrëzua kërkesa e koalicionit PD-ASHM për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet e 11 majit.
Pas Tiranës, edhe votat e Qarkut të Fierit do të rinumërohen të gjitha për partitë dhe kandidatët.
()