VIDEO/ Zjarr në Karbunarë, digjen dhjetëra dynymë agrume dhe ullishte. Në flakë edhe disa magazina

Një zjarr i rënë padite në periferi të Karbunarës ka djegur plantacione me agrume dhe ullishte. Në zonën përgjatë aksit rrugor nacional Lushnjë-Berat, në dalje të Karbunarës, zjarri i rënë ka djegur edhe disa magazina të vogla të familjeve fermere të zonës.

Zjarrfikësit janë duke luftuar me flakët të cilat i favorizon era e fortë. Zjarri është duke u vënë nën kontroll, por ka edhe vatra të vogla të cilat po shuhen nga zjarrfikësit.

Dyshohet se zjarri ka qenë aksidental, ndërkohë që ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur mos përhapjen drejt serave të shumta dhe vreshtave. Për shkak të situatës së vështirë dy zjarrfikëse të Lushnjës janë ende në zonë për të shuar edhe vatrat e fundit të zjarrit.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×