Atentati ndaj Pjetër Kazës, merret në pyetje Preng Gjini, zbardhet dëshmia: Ndodhesha në Tiranë! (Saga e hakmarrjes mes dy fiseve)

Policia e Lezhës shoqëroi për disa orë dhe mori në pyetje Preng Gjinin, lidhur me atentatin ndaj Pjetër Kazës në derën e banesës së këtij të fundit, ku u qëllua për vdekje me 12 plumba. Burime nga policia thanë se familjet Gjini e Kaza janë në hasmëri prej vitit 1994 dhe dyshimet janë se Preng Gjini mund të jetë i përfshirë në ngjarje.

Por, gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit, I mbijetuari I një atentati me eksploziv, ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen dhe ka pretenduar se në kohën kur ka ndodhur krimi i rëndë ai është gjendur në Tiranë. Gjini ka dhënë po ashtu prova lidhur me alibinë e tij, por hetuesit dyshojnë se ai dhe kushëriri i tij i shpallur në kërkim kanë rolin e organizatorit në krim.

Përplasa mes dy fiseve nisi në vitin e largët 1994 kur në Rreshën u ekzekutua shefi i krimeve, Ndue Kaza, i cili ndërhyri për të shuar një konflikt ku ishin të përfshirë djemtë e familjes Gjini. 3 vite më vonë, më 3 Korrik 1997 Martin Kaza, një nga vëllezërit e oficerit të vrarë qëllon mbi dy vëllezërit Dod dhe Agustin Gjini, në qendër të Laçit, duke i lënë të vrarë.

Pas vrasjes, ai u largua nga Shqipëria dhe qëndroi i fshehur në Britaninë e Madhe, por vetëm në 2018 do të ekstradohej drejt Shqipërisë. kur dukej se hakmarrja kishte marrë fund, në Belgjikë në 2024, vritet Agustin Kaza, vëllai tjetër i ish shefit të krimeve, ndërsa me 1 qershor 2025 në derën e banesës në Tale të Lezhës, u ekzekutua Pjetër Kaza, 57 vjeç.

Për vrasjen e tij është shpallur në kërkim vëllai i Dod dhe Agustin Gjinit, të ekzekutua në Laç në 1997. Policia deklaron se nga hetimet e deritanishme, krimi ka ndodhur për motive gjakmarrje dhe të dyshuar janë pjesëtarët e familjes Gjini.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×