Në kërkim ndërkombëtar për grabitje të armatosur në argjendari në Gjirokastër, ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari

Një 45-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për një grabitje të armatosur në një argjendari në Gjirokastër është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë.

Ai akuzohet se në vitin 2021, në bashkëpunim me një person tjetër, ka vjedhur bizhuteri. Operacioni u zhvillua falë punës së Policisë së Shtetit dhe homologëve grekë.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për Arena e Lajmit se nga Greqia është ekstraduar shtetasi Armand Mevlani.

Njoftimi i policisë:

Interpol Tirana

Në vitin 2021, në bashkëpunim me një shtetas të tjetër, vodhi bizhuteri në një argjendari në Gjirokastër, duke kanosur shitësin me armë zjarri, ekstradohet nga Greqia, 45-vjeçari.

Si rezultat i koordinimit të informacionit dhe veprimeve operacionale me homologët grekë, nëpërmjet Interpol Tiranës, në kuadër të operacionit “The Ëanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Greqia në Shqipëri, të shtetasit A. M., 45 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndëkombëtar pasi Gjykata e Gjirokastrës, me vendimin e datës 14.04.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi A. M. akuzohet se më datë më 31.03.2021, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka vjedhur bizhuteri në një argjendari, në lagjen “18 Shtatori”, duke kanosur shitësin me armë zjarri.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×