Atalanta po reziston për Berat Gjimshitin. Klubi bergamask ka refuzuar së fundmi një propozim nga Katari.
Duke qenë se dëshiron qëndrimin e mbrojtësit shqiptar, Atalanta i ka thënë “jo” ofertës 12 milionë euro të Al Rayyan. Pavarësisht shifrës së kënaqshme ekonomike, klubi italian e ka parë të arsyeshme të marrë këtë vendim.
Për lojtarin, përveç Al-Rayyan ka interesim edhe nga skuadra të tjera. Gjimshiti luajti në Serie A në 34 ndeshje në sezonin e fundit.