Vllaznia mbërriti sot në Slloveni ku do vijojë me fazën përgatitore. Përpara është ndeshja me letonezët e Daugavpils, që vlen për turin e parë në Ligën e Konferencës.
Trajneri Martini do vijojë me përgatitjet intensive. Kujtojmë se takimi i parë me Daugavpils është i programuar për datën 10 korrik.
“Ekipi ka mbërritur me avion paraditen e sotme në Slloveni, për të zhvilluar në këtë vend pjesën më intensive të përgatitjeve për ndeshjet europiane”, shkruhet në njoftimin e Vllaznisë.