Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës ku një 66-vjeçare turiste nga Bosnja dhe Hercegovina, teksa po lahej në det është mbytur aksidentalisht.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes.
Njoftim i Policisë:
Durrës / Informacion paraprak
Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se është mbytur aksidentalisht, teksa po lahej në det, shtetasja S. T., 66 vjeçe, banuese në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes.
()