Qetësia para “furtunës Martini”, trajneri u jep pak frymëmarrje lojtarëve të Vllaznisë

Ditët e kësaj fundjave do të jenë të lira për futbollistët e Vllaznisë, me trajnerin Martini që do të “shpërblejë” futbollistët e tij pas ditëve të mbushura me intensitet. Në këtë mënyrë lojtarët kuqeblu do të relaksohen para nisjes së fazës përgatitore.

Me shkodranët që udhëtojnë drejt Sllovenisë të hënën e ardhshme, për të zhvilluar një fazë përgatitore 10-12 ditore në qytetin e Mariborit. Kështu para kësaj nisjeje, futbollistët do jenë pranë familjeve të tyre e do të mundohen të shijojnë edhe plazhin gjatë këtyre ditëve të nxehta qershori. Për t’u kthyer më pas në një “zbor” që do të zhvillohet në Slloveni dhe nën urdhrat e Martinit.

Me shkodranin që njihet si një “fanatik” i përgatitjes fizike, duke i kushtuar një rëndësi absolute këtij fakti. Gjatë qëndrimit në Maribor, kuqeblutë kanë në axhendë edhe zhvillimin e 2-3 ndeshjeve miqësore. Me kundërshtarët që ende nuk janë bërë të ditur, por që do mësohen në ditët e ardhshme.

Teksa kthimi në Shkodër parashikohet në datën 1 ose 2 korrik, në mënyrë që të zhvillohet edhe një javë stërvitore para zhvillimit të ndeshjes së parë kualifikuese të Conference League kundër Daugavpils. Kundërshtari nga Letonia që do jetë përballë shkodranëve në turin e parë dhe ku kuqeblutë kanë si synim kualifikimin në raundin tjetër.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×