Sulmi amerikan mbi Iranin, reagon Rama: Shqipëria qëndron fort pas përpjekjeve të Trump për të ndaluar që regjimi në Teheran të marrë armë bërthamore

Pas zhvillimit të fundit, ku u shënua një sulm amerikan ndaj objektivave bërthamore në Iran, ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shprehet se Shqipëria qëndron fort pas përpjekjeve të vërteta të Donald Trump për të ndaluar që regjimi në Teheran të marrë armë bërthamore. “Shqipëria qëndron fort pas përpjekjeve të vërteta të Presidentit Trump që regjimi në Teheran të mos marrë armë bërthamore”, shkruan kreu i qeverisë shqiptare.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

Ky nuk është thjesht një tjetër shtet me kapacitete bërthamore, as një diktaturë me ambicie për të zotëruar armë të tilla.

Është një teokraci, e pajisur me një retorikë apokaliptike, e ngulitur në një traditë shtatëdhjetëvjeçare të etiketimit të kombeve të lira si “satanike”, dhe që bën thirrje të hapura për zhdukjen e tyre. Në çdo drejtim, ky është një përjashtim i rrezikshëm, ndryshe nga çdo shtet tjetër që disponon armë bërthamore, pavarësisht sistemit të tij politik.

Si një shtet që ka dalë nga errësira e një regjimi teokratik brutal, dhe një anëtar krenar i botës së lirë dhe si një partner strategjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shqipëria shpreh mbështetjen e saj të palëkundur për përpjekjet e Presidentit Trump në ndalimin e regjimit teokratik në Teheran që të zotërojë armë bërthamore.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×