“Thirrje për iranianët të përmbysin regjimin”, Berisha reagon për sulmet e SHBA: U asgjësua de facto potenciali bërthamor i Ajetullahëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas bombardimeve të centraleve bërthamore të Iranit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e konsideruar këtë veprim si një zhvillim historik me ndikim të gjerë politik.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha thekson se “u asgjësua de facto potenciali bërthamor i Ajetullahëve të Iranit” nga fuqia ajrore e SHBA-së, duke e cilësuar këtë si një moment kyç për popullin iranian.

“Obliterimi, de facto asgjësimi mbrëmë i potencialit bërthamor të Ajetullahëve të Iranit nga fuqia ajrore e SHBA-së është një mundësi e re dhe një thirrje e fuqishme për iranianët në Iran dhe në botë të bashkohen për përmbysjen e diktaturës teokratike obskurantiste dhe për një Iran të lirë dhe demokratik.”, shkroi Berisha në rrjetet sociale.

Ky reagim vjen pas një nate të tensionuar ndërkombëtarisht, kur avionët luftarakë amerikanë shënjestruan tre lokacione bërthamore iraniane, përfshirë centralin nëntokësor të pasurimit të uraniumit “Fordow”.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×