VIDEO/ Asani “rrëmben skenën”, gol dhe asist në Kore

Jasir Asani ishte një nga më të mirët në fushë në barazimin 2-2 të Gwangju ndaj Daejeon, takim ky i vlefshëm për kampionatin. Sulmuesi i kombëtares realizoi gol në minutën e 56-të, duke ndezur festën e tifozerisë.

Pasi u shërbye mjaft mirë, me një të majtë “vrasëse”, Asani ia doli që të dërgojë topin në rrjetë. Jo vetëm kaq, 30-vjeçari dhuroi asist te goli i dytë, i shënuar nga Park.

Gjithsesi, nuk mjaftoi për Gwangju, pasi Asani me shokë dolën me vetëm një pikë nga ky takim.

Për lojtarin shqiptar, goli i sotëm është i pesti në këtë sezon, në 17 ndeshje të luajtura.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×