Një përplasje e fortë ka ndodhur mes kandidatit të PD Asllan Dogjani dhe anëtarit të KAS Ilir Rrusmajli gjatë procesit të rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës.
Dogjani pretendoi se një fletë votimit ishte shpallur gabimisht e pavlefshme, votë që ishte për të.
KAS pretendoi se vota nuk ishte vendosur brenda kutisë së votimit.
Debati:
Dogjan: Hajde shife sa e qartë është këtu!
Rusmaili: Shif se të nxjerr policia.
Dogjani: As më rruhet këtu për policinë fare. Hajde shife këtu është e paqartë vota. Vjedh votat ti dhe njofton policinë. Më bën mua presion me policinë ti. Vidhni vota, hajdutë. Nuk është hera e parë, gjithë ato vota që keni vjedhur deri tani. 4-5, 4-2, 4-5 në të gjitha kutitë e votimit. Zotërinj mos u tallni me votat e qytetarëve. Sepse kemi ditë e natë që rrijmë këtu. Hajde shihe se e ka shpreh vullnetin. Hajde shife si e ka shprehur vullnetin qytetari. Me të padrejtë heq votat ti, nuk je i pari. Nuk është vota e parë, ju mi keni heq votat nga 4-5. S’lini me fut as vëzhgues. Turp të keni, do t’i marr të gjitha videot një për një, do t’i çoj në SPAK, do t’i çoj çdo votë që ma keni marrë ju. Ku është shprehje e vullnetit këtu? Turp të kesh Ilir, turp të kesh. Kërkoj të jesh i drejtë. Nuk kërkoj asnjë lloj benefiti. Me çdo gjë të jesh i drejtë. Hajde ta hapim votën. Ta rivlerësojmë edhe një herë. Talleni. Ja vota. Urdhëro se si tallen këta.