“Dinjiteti i klubit është dinjiteti i njerëzve”, Bilbao në mbështetje të Nico Williams

Sa vijnë e shtohen zërat për një transferim të mundshëm  të Nico Williams te Barcelona.

Skuadra ku aktivizohet lojtari, Athletic Bilbao, ka bërë një reagim të fortë, pasi muralja e Nico Williams u dëmtua nga tifozët, pasi dëgjuan spekulimet për kalimin e lojtarit te katalanasit.

“Dinjiteti i një klubi është dinjiteti i njerëzve që e përbëjnë atë dhe matet me aftësinë e tyre për t’u sjellë në një mënyrë koherente me vlerat e tyre, pa rënë në provokime ose pa e ulur veten, dhe duke mbajtur gjithmonë kokën lart. Dhe nëse mendojnë se janë pjesë e kësaj familjeje, duhet ta dinë se gabohen: të mosrespektosh njërin prej nesh është të mosrespektosh vetë Athleticun”, shkruhet në statusin e klubit bask.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×