
Një apartament është përfshirë nga zjarri këtë të dielë, në një kompleks luksoz, pranë liqenit artificial në Tiranë.
Mediat raportojnë se bëhet fjalë për apartamentin e ish-banores së “Big Brother VIP Albania”, Françeksa Muratit, e cila e bleu vetëm pak kohë më parë dhe e reklamonte në rrjetet sociale, ku tërhoqi vëmendje për shkak të vlerës që kishte apartamenti dhe dyshimeve mbi paratë me të cilat ajo e kishte blerë.
Pamjet e shpërndara në rrjet tregojnë flakët që kanë dalë në ballkonin e apartamentit dhe një tym të dendur që përhapet në katin përkatës. Ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar, dëmet materiale në apartament janë të konsiderueshme.
SHIKONI VIDEON:
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, teksa kanë qenë një zjarrfikëse ajo që ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.