Gazment Bardhi në “Log.”: Pse nuk denoncova rrugët që shtroheshin në Fier gjatë fushatës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në emisionin Log. në News24 se Këshilli Kombëtar i Territorit mori vendime gjatë fushatës në Qarkun e Fierit që arrinin deri në 15 milionë euro investime.

Sipas tij, nuk u la rrugë pa u shtruar në Qarkun e Fierit në kohën e fushatës, por nuk pati asnjë hetim nga organet përkatëse, nuk kishte nevojë për denoncim kur gjithçka dukej.

Gazment Bardhi:  “Vetëm po të hapim vendimet e Këshillit Kombëtar të Territorit, do të gjeni me dhjetëra vendime që janë favore për individë ta caktuar në Qarkun e Fierit. Nuk ka ndodhur kurrë në 35 vite që misioni i vëzhguesve të OSBE/ODIHR që si pikë të parë të ketë mungesën e kushteve të barabarta të garës për shkak të përdorimit të situatës nga partia në pushtet. Barazia në zgjedhje është parim kushtetues.

Personalisht, çdo rast që kam konstatuar, i ka denoncuar. Pra, nuk kam mbetur thjesht në denoncime publike, duke u dërguar prova dhe fakte konkrete institucioneve përkatëse. Gjatë fushatës, 2 apo 3 javë para zgjedhjeve, ne përmes shtabeve të PS morëm data base, pasi aty kishte edhe njerëz të ndershëm, të të gjitha punësimeve që ishin bërë gjatë fushatës zgjedhore.

Keqardhja nga përgjigja e institucioneve, teksa thonin se personat thonin se jemi punësua vetë dhe jo nga PS. Vendimet e Këshillit Kombëtar të Territorit për investime kapnin vlerën e 10-15 milionë eurove gjatë fushatës zgjedhore. Nuk u la rrugë pa u shtruar në Qarkun e Fierit, nuk u bë asnjë hetim.

Shyqyr zotit që ka fushata që këta i shërbejnë njerëzve. Jam i vetmi drejtues politik, edhe pse është krim që nuk u la rrugë pa u shtruar në qarkun e Fierit, nuk kam bërë asnjë denoncim. Shyqyr që vjen fushata që këta kujtohen për njerëzit. Kam denoncuar cdo gjë tjetër, përveçse gjerave që lidhen me shërbimet ndaj qytetarëve. Këta janë kthyer në një bandë që vjedhin 3 vite e  gjysmë, nuk bëjnë asnjë punë dhe 6 muaj i ofrojnë shërbime qytetarëve në këmbim të votës. Pa diskutim që është krim, por unë e kam gjykuar që më mirë qytetarët të marrin shërbimin, sesa unë dal dhe ti pengoj këta që në këtë periudhe ti shërbejnë qytetarëve. A ka kjo kosto? Po ka dhënë, padyshim që ka. Por nuk është detyra ime ta denoncoj, sepse ngritën taks forcë.”

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×