Prokuroria e Posaçme ka reaguar lidhur me dosjen ndaj ish-nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku.
SPAK i përgjigjet interesimit të gazetares së News24, Klodiana Lala duke deklaruar se dosja ka mbërritur nga Prokuroria e Tiranës.
Gjithashtu, SPAK sqaron se për dosjen është hedhur shorti për prokurorin dhe kanë nisur verifikimet.
Përgjigjja e SPAK
“Prokuroria e Tiranës na ka përcjellë dosjen për kompetencë.
Dosja është shortuar dhe po verifikohet”.
()