Deputeti i PD, Gazment Bardhi i ftuar në emisionin “Log.” shpjegoi arsyet pse u zgjodh në qarkun e Fierit si drejtues politik, megjithëse ky qark njihej për zhvillimet e jashtme dhe të brendshme si qark kompleks.
I pyetur nga gazetarët, Bardhi tha se lufta 4-vjeccare kishte lënë pasojë në Fier për shkak të shkëputjes nga PD të disa individëve që vlerësohen si faktorë elektoralë
“Unë kam qenë i ndërgjegjshëm për ku po shkoja dhe cfarë vështirësish kishte Fieri. Nuk ka qenë kërkesa ime për të shkuar drejtues politik i PD në qarkun e Fierit”, tha Bardhi.
Gazment Bardhi: Qarku i Fierit ka qenë qarku më kompleks, qoftë për zhvillimet e jashtme por dhe të brendshme. Edhe lufta 4-vjecare kishte lënë pasojë në Fier për shkak të shkëputjes nga PD të disa individëve që vlerësohen si faktorë elektoralë.
Unë kam qenë i ndërgjegjshëm për ku po shkoja dhe cfarë vështirësish kishte Fieri. Nuk ka qenë kërkesa ime për të shkuar drejtues politik i PD në qarkun e Fierit.
Për shkak të mënyrës si rodhën ngjarjet në PD, sigurisht mund të kisha zgjedhur rehatinë time, duke thënë “dua të rri në Tiranë, apo të isha kandidat në qytetin tim të lindjes në Kavajë. Por nuk i jam shmangur kurrë asnjë përgjegjësie që më është ngarkuar nga partia. Dhe qarku i Fierit ishte qartësisht një përgjegjësi që mu ngarkua, kam qenë i përgjegjshëm për kë kisha përballë dhe u përpoqa të bëj maksimumin, një kandidat për deputet isha si ju njeri normal. Nuk kisha para korrupsioni për ti hedhur në fushatë, nuk kam të fortë pas meje që të bëja fushatë. Po ti shihni fotot e mia janë me të rinj, me ata e bëra fushatën.