Oklahoma City Thunder shpallet kampion në NBA pë sezonin sportiv 2024-2025. Në finalen e shtatë play off luajtur në fushën e tij, ekipi i Thunder mundi 103-91 Indiana, duke fituar 4-3 serinë dhe duke ngritur lartë trofeun për here të parë në histori.
Kishte 9 vite që titulli kampion nuk vendosej në finalen e shtatë. Një triumf i merituar për Oklahoma, që ishte edhe skuadra me e mirë në sezonin e rregullt, që ngriti lart trofeun para tifozëve të saj. Në sfidën e luajtur, vendimtar dëmtimi i Tyrese Haliburton për Indiana në mesin e periodës së parë. Edhe pse miqtë e mbyllën pjesën e parë në epërsi, në të dytën nuk patën mundësi të rivalizojnë ekipin e Thunder. Oklahoma, falë Alexander Shai, protagonist në fushë me 29 pikë e 12 asist, arriti të shkëputet deri në +22 pikë në pjesën e dytë.
Mirë u paraqitën edhe Jalen Williams me 20 pikë e Holmgren me 18 pikë. Alexander Shai u shpall edhe MVP i finaleve, një çmim më se i merituar për liderin e Oklahoma, një skuadër e re në moshë dhe me shumë talente. Kjo do të thotë se një cikël i ri ka nisur për këtë ekip, që premton shumë edhe sezonin e ri. Në përfundim të gjithë sezonit në NBA, skuadra e Oklahomas koleksionon plotë 84 fitore, një rezultat impresionues, duke suprizuar të gjithë fansat e koshit, të cilët nuk do ta kishin menduar kurrsesi një skuadër kaq shumë dominuese gjatë gjithë këtij sezoni në NBA.