“Në Vorë u kërcënova në mes të ditës nga kriminelë…” Albana Vokshi dorëzon videon në Strasburg: Nuk duhet toleruar vjedhja e votës më 11 maj

Deputetja e PD, Albana Vokshi gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e Këshillit të Evropës denoncoi ndikimin e krimit në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në Shqipëri më 11 maj.

Madje, ndër të tjera ajo tha se ishte kërcënuar bashkë me vajzën e saj, nga persona të cilët ishin denoncuar për vrasje e trafik droge dhe u paraqitën në qendrat e votimit.

“Në Vorë, u kërcënova në mes të ditës nga kriminelë të dënuar për vrasje dhe trafik droge. Vajza ime gjithashtu u kërcënua. Pavarësisht telefonatave Policisë së Shtetit si dhe kallëzimeve zyrtare në SPAK, askush nuk veproi. Ata kriminelë janë ende të lirë, ndërsa unë druhem çdo ditë derisa fëmijët kthehen në shtëpi”, tha ndër të tjera deputetja e PD Albana Vokshi.

Duke iu drejtuar asamblesë së Këshillit të Evropës, Vokshi kërkoi nga deputetët të reagojnë ndaj fakteve që ka paraqitur opozita. Ajo tha se në një video të shkurtër që ka dorëzuar, shihet qartë se si u realizuan zgjedhjet e 11 majit.

Vokshi  i drejtoi disa pyetje deputetëve në Asamble, për të cilat ajo tha se nuk duhet heshtur.

“A  janë këto zgjedhje të lira, kur kandidatet gra përballen me kartele dhe jo me parti politike? Unë nuk hyra në politikë për të mbajtur armë – por për të ofruar një alternativë të bazuar te e vërteta.

E kjo e drejtë më është mohuar – për shkak të lidhjeve midis zyrtarëve të lartë (Kryeministri, ministra) dhe krimit të organizuar. A duhet të rri e heshtur, e qetë por e frikësuar? Jo. Nuk do të hesht. Ne duhet të flasim – për vajzat tona, për familjet tona, dhe për çdo grua që dëshiron të shërbejë pa frikë”, tha Vokshi.

Në fund, ajo i bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë të ndërmarrin një mision për mbledhjen e fakteve duke u takuar me të gjithë aktorët politikë dhe jo vetëm.

“Vlerësoni ndikimin kriminal dhe dështime në standartet e demokracisë. Nëse nuk veprojmë, ia dorëzojmë politikën atyre që mbrohen nga krimi – jo nga demokracia. 28 kandidatë në 10 qarqe u mbështetën nga grupet kriminale dhe kartelet e drogës. Mbi 20 prej tyre do të jenë në parlamentin e ardhshëm”, u shpreh deputetja e PD Albana Vokshi.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×