“PL nuk i kishte më votat e 2021”, Bardhi: Berisha i ofroi Metës të njëjtat mandate si 4 vite më parë. Ishte për të bashkuar faktorët opozitarë!

Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar të PD-së, tha në Log. në Neës24 se Partia e Lirisë nuk i kishte më të njëjtat kuota si ato të katër viteve më parë në zgjedhjet e 2021, ku mori katër mandate.

Megjithatë, sipas Bardhit, Zoti Berisha iu ofroi të njëjta mandate që ata kishin marrë në 2021, pra katër të tilla, vetëm për të bërë gjithë faktorin opozitar bashkë.

Gazment Bardhi: “Berisha bëri gjithçka për të afruar dhe bashkuar çdo faktor opozitar. Ka qenë zgjedhja e disa prej tyre që të garonin më vete, të çonin vota në lumë. Partia e Lirisë nuk ishte në të njëjtat kuota si në vitin 2021 dhe kjo ishte një gjë e dukshme, jo vetëm në rezultat, kjo dihej paraprakisht. Secili prej nesh e kishte të qartë se që prej zgjedhjeve lokale që PL nuk ishte më aq e fortë sa ç’ishte në 2021.

Zoti Berisha iu ofroi të njëjta mandate që ata kishin marrë në 2021, pra katër të tilla. Po ta jap shembullin e Qarkut të Fierit, Partia e Lirisë kishte marrë 1 mandat dhe ne ofruam 1 mandat. Në 2021 kishin 13 mijë vota, ndërsa në zgjedhjet e fundit morën 1900 vota. Pra, po të ishte për numra, nuk e meritonin mandatin nga lista e PD-së, por për efekt bashkimi të çdo faktori opozitar, iu ofrua ajo që kishin pasur në 2021. Berisha ishte i gatshëm të jepte nga pushteti i tij vetëm që bëhej bashkë i gjithë faktori opozitar.”

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×