Gazetarja e “Tak Fak” Anxhela Gjiriti ka udhëtuar drejt Rrogozhinës, ku Edison Toska, gardian, shprehet se prej 14 muajsh nuk i janë hedhur sigurimet shoqërore.
Toska thotë se ka 22 vite burg në total punë, tek Policia e Shtetit dhe si gardian burgu. “Në 14 muaj, që burgu restaurohej e punoja, nuk më janë hedhur sigurimet”, shprehet ai. Më tej, Toska deklaron se nuk i ndahet problemit derisa të vdesë, sepse i ka shërbyer me përkushtim shtetit shqiptar.
Edison Toska: Kur shteti nuk funksionon, jemi të detyruar të përplasemi tek emisionet investigative. Unë kam shërbyer në katër burgje dhe në katër burgje që kam shërbyer, bëjnë 17 vite punë. Plus pesë vite kam punuar në Policinë e Shtetit bëjnë 23 vite punë në total. Kam qenë punonjësi i parë i Policisë së Burgut që e kam hapur këtë burg. Burgu u restaurua dhe më 2022, aktivitetin burgu e ka nisur me administratë e çdo gjë. Në Rrogozhinë kam punuar 4 vite të plota nga viti 2000 deri më 2004, pastaj jam transferuar në IEVP Peqin. Në 14 muaj nuk më janë hedhur sigurimet, nuk më rezulton në llogarinë time të sigurime shoqërore në Fier.
Akuzoj direkt shefen e Financës të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në atë kohë, Gjinovefa Çela. Nga 1 janari i 2025 kam dalë në pension të parakohshëm dhe aty fillova të grumbulloj sigurimet nga kam punuar e doli problemi. Unë erdha këtu dhe kompetencat i kishte marrë shefja e Financës së Burgut në Rrogozhinë. Nuk kishte informacione tepër. Pasi më pa librezën, merr në telefon Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe i thonë t’i drejtohem Arkivës Qendrore të Sigurimeve Shoqërore në Lundër. “Lundra” më kthen përgjigje dhe thotë se nuk disponojnë dokumente për periudhën dhjetor 2000-janar 2002 për mua, pasi kanë dokumente për sigurime shoqërore për individë vetëm nga Maji i 2005 e tutje. Dokumentacioni im është tek Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Unë i kam shërbyer shtetit shqiptar me përkushtim e nuk ka pse të mos më gjenden vitet e punës. Më kanë thënë se i kanë drejtuar letër Burgut të Fierit që më pas ky burg të kthejë përgjigje për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve ose për IEVP Rrogozhinë. Burgu i Fierit është institucioni i fundit, ku kam punuar për vite me radhë. Burgu i Fierit duhet ta ndjekë këtë zinxhir të plotësimit të dokumentacionit, që të vendoset te dosja ime. Rrogën e kemi marrë, ata të gjejnë dokumentet e mia. Nuk i ndahem problemit derisa të vdes.
(Arena e Lajmit)