“Vetëm ai i vendos limitet”, Tudor “përkëdhel” Yildiz, turkut i mungon një gol: Për mua ishte tripletë (VIDEO)

2 ndeshje 6 pikë të plota, 9 gola të shënuar vetëm 1 i pësuar. Këto shifra, kënaqin pa diskutim trajnerin Igor Tudor, mbi të gjitha e kënaq paraqitja e Kenan Yildiz, me fantazistin turk që ka shfaqur një rendiment fantastik, të paktën deri më tani:

“Ishte një ndeshje ndryshe nga e para, si nga ritmi ashtu edhe nga orari. Gjetëm shpejt golin e avantazhit, por më pas duhet të jesh i kujdesshëm në çdo situatë që të sjell ndeshja. Kenan Yildiz? Vetëm ai mund ta vendos se ku dëshiron të arrijë. Ai i ka të gjithë mjetet e duhura në dispozicion, ka ide dhe një mentalitet prej një lojtari të madh. Të mos harrojmë është thjesht një djalosh, por i artë. Vlahovic? Këtë herë zbriti në fushë me mendjen në vend, mbrojti, për gjithçka”, u shpreh Tudor pas sfidës kundër Wydad.

Njeri i ndeshjes u vlerësuan Kenan Yildiz, por fantazistit turk i mungon një gol në apel, por në çdo rast vë në pah suksesin si ekip: “Në këtë ndeshje të dytë luftuam të gjithë si skuadër dhe arritëm rezultatin që dëshironim. Jam shumë i lumtur që kontribuova në këtë fitore me golat e mi. Ata thonë se kam realizuar dopjetë, por unë mendoj se është një tripletë. Godita topin në golin e parë, mendoi se ishte goli im. Jam i lumtur për numrat e mi, por e gjitha kjo është meritë e skuadrës. Ne dëshirojmë të ecim përpara”, u shpreh Yildiz.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×