Një aksident i ndodhur në Vlorë ka shkuar aq larg, sa skena të kthehet në një “skenë filmash”.
Një Fiat dhe një Benz janë përplasur me njëri-tjetrin në qytetin bregdetar.
Siç duket nga pamjet e siguruara nga News 24, drejtuesi i Benzit është “çmendur” dhe ka nisur të godasë Fiat-in, edhe pse të dyja mjetet ishin të dëmtuara.
Sikur të mos mjaftonte dëmtimi nga përplasja, drejtuesi i Benz-it ka goditur disa herë Fiat-in, duke e dëmtuar atë rëndë.
(Arena e Lajmit)