VIDEO/ Skena “Fast & Furious” në rrugët e kryeqytetit, policia rrugore ndëshkon rëndë shkelësit

Policia Rrugore ka intesifikuar kontrollet ndaj mjeteve që, përmes modifikimeve të paligjshme, gjenerojnë zhurma të larta dhe cënojnë qetësinë publike.
Si pasojë janë bllokuar 23 motomjete, 12 automjete dhe masa administrative deri në 1 milion lekë.

Njoftim i Policisë:

Në kuadër të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë në rrugë, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj mjeteve që, përmes modifikimeve të paligjshme, gjenerojnë zhurma të larta dhe cënojnë qetësinë publike.

Gjatë kontrolleve në disa zona të kryeqytetit janë konstatuar dhe ndëshkuar drejtues mjetesh që shkelin normat e sjelljes në trafik, apo që kryejnë manovra të rrezikshme në rrugë, dhe shqetësojnë qytetarët në përditshmëri. Konkretisht:

23 motomjete të bllokuara
12 automjete të bllokuara
Masa administrative deri/mbi 1 milion lekë.

Policia Rrugore siguron qytetarët se kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje, me tolerancë zero ndaj çdo shkeljeje që cenon jetën, shëndetin dhe qetësinë e komunitetit, si dhe i fton ata që të denoncojnë çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke garantuar një reagim të menjëhershëm dhe profesional.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×