Vodhi një shumë parash në banesën e një shtetasi, shpallet në kërkim i mituri në Lezhë

Një 17-vjeçar është shpallur në kërkim pasi dyshohet se në fshatin Mabë ka vjedhur një shumë parash në banesën e një 65-vjeçari gjatë kohës që në banesë nuk ka patur njeri.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë,  për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

-referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasi E. H., 17 vjeç, banues në fshatin Mabë, pasi dyshohet se më datë 22.06.2025, ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit M. F., 65 vjeç, në fshatin Mabë, gjatë kohës që në banesë nuk ka patur njeri.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×