25-vjetori i Avokatit të Popullit, Spiropali: Institucioni ka luajtur një rol të rëndësishëm në integrimin e Shqipërisë në BE! Zë i domosdoshëm për të drejtat e qytetarëve

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka marrë pjesë në ceremoninë e 25-vjetorit të Institucionit të Avokatit të Popullit.  Gjatë fjalës së saj ajo shprehu mirënjohjen për kontributin e palodhur të këtij institucioni në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe forcimin e shtetit të së drejtës.  Ajo theksoi se Avokati i Popullit ka luajtur një rol të rëndësishëm në korrigjimin e problematikave sociale dhe se Kuvendi i Shqipërisë ka trajtuar me seriozitet shumicën e rekomandimeve të tij.

Spiropali nënvizoi gjithashtu rolin kyç të institucionit në procesin e integrimit evropian dhe theksoi angazhimin e Kuvendit për të rritur konsultimin me qytetarët, në mënyrë që çdo raport i Avokatit të Popullit bashku që çdo raport i Avokatit të Popullit të mos ngelen vetëm si procedurë.

“Në këtë 25-vjetor i them Avokatit të Popullit faleminderit që punoni çdo ditë dhe mbani punën tonë të virtytshme.  Avokati i Popullit ka kontriubuar në korrigjimin e çështjeve sociale dhe Kuvendi i Shqipërisë ka pranuar dhe ka trajtuar me seriozitet shumicën e rekomandimeve që vinë nga avokati i popullit. Kjo si energji ka sjell ndryshime konkrete si: rishikimi i procedurave të mbrojtjes së fëmijëve në sistemin social , qytetarëve dhe në ndërhyrjen në institucionet e dënimit. Avokati i Popullit ka pasur edhe një rol të rëndësishëm në integrimin në BE të Shqipërisë. Europa dhe institucionet e saj janë të ndërtuara nga vlerat dhe pikërisht eksperienca juaj prej 25 vitesh bëhen një burim i vyer për këshillimin e reformave legjislative dhe administrative. Si Kryetare e Kuvendit dua të theksoj se sfidat e së ardhmes kërkojnë një përkushtim të përbashkët. Për këtë arsye Kuvendi do të vazhdojë të përmirësojë procedurat e konsultimet me qytetarët dhe së bashku që çdo raport i Avokatit të Popullit të mos ngelen vetëm si procedurë”, u shpreh Spiropali

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×