6 pikë nuk mjaftojnë, Atletico Madrid “lan duar” me Botërorin e Klubeve, Simeone “qan” sfidën me PSG: Na dëmtoi ajo humbje (VIDEO)

Atletico Madrid “lan duart” me Botërorin e Klubeve. Ekipit të Diego Simeones i duhej një fitore me goleadë përballë Botafogo-s, por spanjollët nuk shkuan më shumë se 1-0, një fitore me shije të hidhur pasi i largon nga SHBA. Pavarësisht se e mbyllën Grupin B me 6 pikë, po aq sa PSG dhe Botafogo, për shkak të golavarazhit më të dobët, Atletico e mbyll në vendin e tretë. Botafogo kalon në fazën e 1/8 ku do të përballet me Palmeiras, një derbi i gjithi brazilian.

Atletico ishte dhe e pafat në këtë takim ku prodhuan një volum të madh loje, krijuan 23 raste, goditën 5 herë kuadratin, por Alvarez dhe pjesa tjetër e fazës ofensive nuk ishin në ditën e tyre më të mirë. Goli i Griezmann erdhi vonë, në minutën e 87-të, pa mundur t’i hapë rrugë kualifikimin.

Diego Simeone, trajneri i Atletico Madrid nuk e bën dramë këtë eliminim, e vetmja keqardhje është sfida e parë, humbja me “poker” golash përballë PSG: “Jam krenar për punën e bërë nga djemtë. Ne dhamë absolutisht gjithçka që kishim. Fituam 2 nga 3 ndeshjet, por për fat të keq jemi jashtë. Me 6 pikë nuk ishte keq, por ndeshja kundër PSG na dëmtoi, ku çdo vendim i arbitrit ishte kundër nesh, edhe ndaj Botafogos ishte pak a shumë e njëjta situatë”, u shpreh Simeone.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×