A mund të bëjë Inter pa Calhanoglu? Chivu projekton sërish titullar Asllanin

A mund të bëjë Inter pa Hakan Calhanoglu? Kjo është pyetja më e rëndësishme që shtrohet sot në Milano. Nëse po, kush mund të jetë pasuesi i tij, duhet të shohin brenda shtëpisë për të gjetur një zgjidhje, apo duhet të shohin në treg për opsione të rinj. Të gjitha këto pyetje të dërgojnë fillimisht tek Kristjan Asllani, a mundet mesfushori kuqezi të marrë vendin e Calhanoglu? Kjo pikëpyetje pritet të marrë një konfirmim të fortë mes të mërkurës dhe të enjtes, në ndeshjen kundër River Plate.

Qs
Qs

Sipas mediave italiane ky pritet të jetë një test i fortë për Asllanin pasi trajneri Chivu pritet t’i besojë sërish një fanellë titullari. Sipas të gjithë gjasave, Inter po punon, po bën planet pa Calangolun në skuadër, herët apo vonë, turku do të largohet pasi dukshëm dashuria mes palëve ka përfunduar pas një sezoni shumë zhgënjyes.

Jo vetëm Asllani, Inter investoi këtë verë duke afruar në skuadër edhe Susic, dy lojtarë që mund të plotësojnë boshllëkun e lënë nga Calhanoglu.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×