Policia e Fierit ka dhënë detaje mbi aksidentin e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur “Kthesa e Cakranit” në Fier.
“Rreth orës 20:30, në vendin e quajtur “Kthesa e Cakranit” automjeti me drejtues shtetasin M. Sh., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. Sh.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë tre pasagjeret, shtetaset K. C., 25 vjeçe, L. C., 52 vjeçe dhe I. C., 30 vjeçe, të cilat kanë shkuar në spital për të kryer ekzaminimet mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.