Atletikë/ Franko Burraj shkëlqen në Europianin Ekipor, vendos rekord kombëtar në 400 metra

Atleti Franko Burraj po zhvillon një sezon të shkëlqyer, teksa ka shënuar një tjetër rezultat shumë të rëndësishëm, duke konfirmuar formën e fantastike. Shkodrani ka bërë një paraqitje të madhe në Kampionatin Europian për ekipe që po mbahet në Maribor të Sllovenisë.

Burraj ka thyer rekordin kombëtar në garën 400 metrave, për të zënë vendin e parë në Kategorinë e Tretë të Europës në këtë disiplinë me Shqipërinë. Franko Burraj e ndali kronometrin në kohën 45.87, duke lënë pas me më shumë se një sekondë rivalin e tij më të afërt, maltezin Matthew Galea Soler, ndërsa në vend të tretë u klasifikua Moldavi Ivan Galusco. Pikë të rëndësishme për Shqipërinë në këtë kompeticion që vijnë nga Burraj, i cili synon edhe kualifikimin për në Kampionatin Botëror që do të mbahet në shtator.

Kujtojmë që Franko Burraj e kishte thyer rekordin kombëtar në garën e 400 metrave edhe një muaj më parë gjatë Kupës së Shqipërisë, aktivitet që u zhvillua në Shkodër. Në atë garë, ai fiksoi kohën 46:14, ndërsa tashmë ka arritur ta ulë nën barrierën e 16 sekondave, duke e çuar kronometrin në rezultatin 45.87. Rekordi kombëtar në 400 metra ishte edhe një nga objektivat kryesore të atletit 26-vjeçar, mision të cilin ka arritur ta realizojë dy herë brenda pak javësh.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×