“Biskotë” në Inter Miami-Palmieras? “X” kualifikon të dy ekipet (VIDEO)

Mjaftonte një “X” për të kaluar më tej të dy prej dore, dhe ashtu ndodhi. Inter Miami dhe Palmeiras nuk i bëjnë keq njëri-tjetrit, ndahen në paqe në një barazim 2-2 që i dhuron dy ekipeve një biletë për në fazën e 1/8. Mbeten jashtë Porto dhe Al Ahyl, me dy ekipet që dhuruan spektakël për tifozët pas një barazimi 4-4. Leo Messi nuk arriti të linte gjurmë në këtë takim përballë Palmeiras, por protagonist u shndërrua miku i tij, Luis Suarez, me uruguaianin që dhuroi një asist dhe realizoi një gol.

Në minutën e 16-të, Suarez futi një top të bukur për Allende me argjentinasin që finalizoi saktë duke kaluar në avantazh ekipin nga Miami. Në fraksionin e dytë, në minutën e 65-të, Suarez me një aksion të bukur personal dyfishoi shifrat. Atëherë kur gjërat po shkonin drejt fundit, brenda 7 minutash, 80-87, ekipi brazilian gjeti dy herë rrugën e rrjetës duke siguruar një pikë të artë që i dhuroi kreun e Grupin A në kuotën e 5 pikëve, po aq sa edhe Inter Miami. Trishtimi ishte i dukshëm në sytë e Messit me shokë, të vetëdijshëm se në fazën e 1/8 do të përballen me një nga favoritet e Botërorit për Klube, PSG.

Një show i vërtetë ofensivë rezultoi sfida tjetër ndërmjet Portos dhe egjiptianëve të Al Ahyl, 8 gola të shënuar, me dy ekipet që e mbyllën në paqe pas barazimit 4-4. Tre gola u shënuan në fraksionin e parë, me ekipin egjiptian që e mbylli në avantazh 1-2, por në fraksionin e dytë u realizuan edhe 5 gola të tjera, por që në fund nuk kishin asnjë peshë, pasi dy ekipet e mbyllin Botërorin e Klubeve në kuotën e 2 pikëve.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×