Gramsh – Finalizohet operacioni “Survejimi”, arrestohet 63-vjeçari për kultivim kanabisi dhe armëmbajtje pa leje, në kërkim i biri

Policia e Gramshit, në kuadër të planit operacional “Koordinata” dhe pas një hetimi njëmujor me metoda proaktive, ka finalizuar operacionin e koduar “Survejimi”, që çoi në arrestimin e 63-vjeçarit Myrtezan Hoxha të kapur në flagrancë duke u kujdesur për bimë narkotike në pyllin e fshatit Grazhdan.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, u sekuestruan armë gjahu, municion luftarak dhe radio të ngjashme me ato të Policisë. Në kërkim është shpallur djali i tij, 33-vjeçari A. H., për bashkëpunim në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë:

Gramsh/Vijon plani operacional policor, antikanabis, i koduar “Koordinata”.

Në kuadër të tij, si rezultat i një hetimi njëmujor, me metoda proaktive, u finalizua operacioni policor i koduar “Survejimi”.

Arrestohet një shtetas që u kap duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar në pyllin e fshatit Grazhdan.

Në banesën e tij, në afërsi të sipërfaqes së mbjellë, ai mbante pa leje, 2 armë gjahu, 2 radio si të Policisë dhe fishekë luftarak të kalibrave të ndryshëm.

Shpallet në kërkim djali i të arrestuarit, mbi dyshime për përfshirje në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Asgjësohen bimët narkotike dhe sekuestrohen armët, radiot dhe municioni.

Si rezultat i një hetimi njëmujor, të ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, kundër veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh finalizuan operacionin policor të koduar “Survejimi”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë, teksa kujdesej për 35 bimët narkotike që kishte kultivuar në pyllin e fshatit ku banonte, shtetasi M. H., 63 vjeç.

Më tej, gjatë operacionit u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjetën 2 armë gjahu, 2 radio si të Policisë dhe 60 fishekë të kalibrave të ndryshëm, që posedoheshin pa leje.

Gjithashtu, në lidhje me këtë rast u shpall në kërkim shtetasi A. H., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga hetimet dyshohet se ka bashkëpunuar me babanë e tij, shtetasin M. H., për kultivimin e bimëve narkotike. Punohet për kapjen e 33-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×