Kolo Muani dëshiron qëndrimin te Juventusi, përtej përfundimit të huazimit që i mbaron në fund të Botërorit të Klubeve. Kjo është ajo që ka thënë vetë futbollisti, kartoni i të cilit zotërohet nga PSG.
“Nuk di asgjë për Chelsea-n, jam i fokusuar te Kupa e Botës për Klube. Do të shohim çfarë ndodh në treg pas përfundimit të turneut.
“Nëse do të varej vetëm nga unë, do të qëndroja këtu. Jam vërtet i lumtur te Juventusi.”