“Jam e dashuruar me operën italiane”, Ermonela Jaho në Log: Nuk e krahasoj veten me askënd, kërkoj të bëj më të mirën

Ermonela Jaho, sopranoja shqiptare me famë botërore, ishte e ftuar në Log. në Neës24, teksa foli për rrugëtimin e saj, për t’u ngjitur sot në majat e muzikës botërore.

Sopranoja Jaho tregoi se këndon në disa gjuhë të botës, por në italisht ajo ndihet më mirë, pasi e frymëzon shumë drama që përcjellin operat italiane. Jaho thotë se nuk e krahason veten më askënd, thjesht kërkon të bëjë më të mirën.

Ermonela Jaho: “E ndjej veten afër italishtes, jam dashuruar me operën italiane. Por edhe me atë franceze, kam kënduar edhe gjermanisht dhe rusisht. Por më shumë qëndroj te shpirti mesdhetar.

Është më e drejtpërdrejtë opera italiane, ndërsa ajo franceze është më romantike, nuk ta jep atë dramën si ajo italiane. Gjithsesi, të dyja janë pjesë e rrugëtimit tim.

Për mua është një ëndërr që ka filluar që e vogël dhe e shijoj tani përditë. Nuk e krahasoj veten me askënd, kërkoj të bëj më të mirën, por më bëhet qejfi që qenkam mes 6 sopranove më të mira.”

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×