Juve “i vë syrin” David, “Zonja e Vjetër” tenton transferimin e kanadezit në Torino

Ndërsa skuadra e Juventus ndodhet në SHBA për Kupën e Botës për Klube, merkatoja e bardhezinjve hyn në një fazë vendimtare. Torinezët janë pranë goditjes së parë të madhe në repartin ofensiv: Jonathan David. Sulmuesi kanadez, 25 vjeç, autor i 25 golave sezonin e kaluar me Lille, do të jetë lojtar i lirë nga 1 korriku dhe ka dhënë sinjale të forta hapjeje ndaj transferimit në Torino.

Takimi i parë mes drejtorit të përgjithshëm Damien Comolli dhe përfaqësuesve të lojtarit ndodhi të hënën në mbrëmje, dhe në telefonatën e djeshme Juve prezantoi një ofertë të parë: 6 milionë euro plus 2 milionë bonuse. Edhe pse në shifra më të ulëta se pritshmëritë, lëvizja është konsideruar një hap konkret për të bindur sulmuesin, i cili ka edhe oferta të tjera, por mbetet i tunduar nga projekti bardhezi.

Objektivi i Juventusit është mbyllja e marrëveshjes para 30 qershorit, për të shmangur konkurrencën e klubeve arabe dhe të Fenerbahçes. Megjithatë, Comolli mban gjallë edhe pista të tjera: Nicolas Jackson i Chelseat dhe Victor Osimhen mbeten në radar, me nigerianin që shihet si zgjedhja ideale nga trajneri Tudor në rast largimi të Vlahovic.

Në krahun tjetër, Juventus ka nisur edhe negociatat për të mbajtur në skuadër Francisco Conceição. Oferta e parë për Porton ka qenë më e ulët se 30 milionë euro, ndaj është refuzuar nga “dragonjtë”. Lojtari, i ardhur në huazim për 5 milionë, është vlerësuar pozitivisht dhe Juventus pritet të rikthehet me një propozim të ri në ditët në vijim. Merkatoja është ndezur dhe në Torino duan të nisin me një sinjal të fortë për tifozët e tyre, për të shpresuar pse jo se ky do të jetë viti i duhur për t’u rikthyer tek trofetë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×